Raporti i “Freedom House”: Përkeqësim i lirisë së medias në botë

Në demokraci, ashtu si në shtetet autoritare, udhëheqësit që synojnë konsolidimin e pushtetit po gjejnë mënyra të reja për të shtypur gazetarinë e pavarur. Në këtë konstatim arrin raporti i ri për lirinë dhe mediat në vitin 2019-të, i organizatës “Freedom House”, me seli në SHBA.

Shqipëria renditet mes vendeve pjesërisht të lira. Sipas të dhënave të “Freedom House”, liria e medias është përkeqësuar në mbarë botën gjatë dekadës së fundit, me forma të reja të shtypjes që zbatohen si në shoqëritë e hapura edhe në shtetet autoritare. Raporti thekson ndikimin botëror të retorikës kundër mediave të përdorur nga presidenti amerikan Donald Trump.

Në raport përmenden qeveria e Viktor Orban në Hungari dhe administrata e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç që kanë arritur “sukses” në heshtjen e gazetarisë kritike. Të dy udhëheqësit, thotë “Freedom House”, kanë përqendruar pronësinë mbi mediat, në duart e miqve të tyre.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN