Rihanna, muzikantja femër më e pasur në botë

Rihanna është muzikantja femër më e pasur në botë. Sipas revistës “Forbes”, pasuria e këngëtares i kalon 500 milionë euro.

Bukuroshja nga Barbadosi ka lënë pas në renditjen e pasanikeve artiste si Madonna, Celine Dion dhe Beyonce.

Të ardhurat e 31-vjeçares nuk vijnë vetëm nga karriera e saj muzikore, por falë punës së saj në fushën e modës, bizhuterive dhe kozmetikës.

Shkarkoni aplikacionin e A2