Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Rusia me raketë të re që përshkon 3 km në 1 sekondë

Nga A2 CNN
5 Qershor 2019, 17:56 | Bota

Ushtria ruse testoi me sukses një raketë hipersonike që ka si qëllim të parandalojë çdo sulm të mundshëm raketor nga Perëndimi.

Kremlini nuk bën me dije emrin e raketës së re që u lëshua nga Sary-Shagan, një bazë stërvitoret që përdoret për mbrojtjen ajrore në Kazakistan.

Ekspertët mendojnë se bëhet fjalë për raketën hipersonike PRS 1M, e cila si qëllim kryesor ka të mbrojë Rusinë dhe vendet strategjike të saj nga një sulm i mundshëm me raketa nga NATO apo armiqtë e tjerë.

Sipas të dhënave, raketa e sapotestuar ruse mund të arrijë një shpejtësi rreth 3 km në sekondë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani