Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Shpërthen Ronaldo ndaj Zvicrës, Portugalia në finale të Ligës së Kombeve

Nga A2 CNN
5 Qershor 2019, 22:40 | Futboll

Zvicra e shqiptarëve Xhaka e Shaqiri nuk ia ka dalë përballë Portugalisë dhe mbi të gjitha Ronaldos, i cili realizoi 3 gola, duke i dhuruar portugezëve biletën e finales së Ligës së Kombeve.

Ronaldo ishte ai që hapi serinë e golave duke shënuar në pjesën e parë. Zvicra reagoi dhe shënoi me nisjen e pjesës së dytë, por sulmuesi i Juventusit nxori nga repertori i tij edhe dy perla në fundin e ndeshjes, duke e vulosur rezultatin në 3-1.

https://a2news.com/2019/06/05/penallti-per-portugaline-apo-per-zvicren-var-e-vendos/

Tashmë, Portugalisë i duhet të presë fituesen e çiftit tjetër mes Holandës dhe Anglisë, për të mësuar kundërshtarin e finales së kompeticionit më të ri në nivel kombëtaresh të UEFA-s.

Ndeshja Holandë-Angli do të luhet mbrëmjen e së enjtes në orën 20:45.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani