“Të dënohen prokurorët që nxjerrin sekretet hetimore në media”

Në Komisionin e Ligjeve ditën e sotme u diskutua mbi sekretin hetimor. Sipas deputetëve socialistë, duhen marrë më shumë masa për ruajtjen e tij.

“Të merren më shumë masa për ruajtjen e sekretit hetimor. Penalitete e dënime për prokurorët që nxjerrin informacionet në media kur shkelet sekreti hetimor”, deklaroi Bashkim Fino në Komisionin e Ligjeve.

Ndërsa Spartak Braho tha: “Ruajtja e sekretit ka të bëjë me përfundimin me sukses të çështjes. Sekreti hetimor është art më vete, po t’u shfry të ikën edhe çështja prej duarsh. Këtu te ne ndodh që prokurorët e përdorin politikisht. Duhet manual për komunikimin e çështjeve hetimore. Procesi hetimor ka të lënduar, bashkëpunëtorë që duhen ruajtur deri në fund. Pa përfunduar hetimi, kërcet koburja ndaj dëshmitarëve”.

Sipas Ulsi Manjës, “nxjerrja e sekretit hetimor është vepër penale që dënohet nga Kodi Penal”.

“Nisur nga problematikat e kohëve të fundit ta vëmë theksin tek udhëzimi i Prokurorisë së Përgjithshme për nxjerrjen e sekretit hetimor. Është aty, por të zbatohet”, shtoi Manja.

Shkarkoni aplikacionin e A2