Aksident në Tiranë-Elbasan, humb jetën kalimtarja

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së enjtes pranë një qendre tregtare në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.

Në aksident janë përfshirë dy mjete dhe një prej tyre më pas ka përplasur një këmbësore.

Sipas policisë, ka humbur jetën në aksident 67 vjeçarja N.B.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN