Apeli i ambasadorit italian: 20 mln euro presin projektet për t’u financuar

Ambasadori italian në vendi tonë ka deklaruar se qeveria italiane ka bërë gati një fond prej 20 milionë eurosh, fond i cili është në pritje që autoritetet shqiptare të paraqesin projekte për t’i financuar.

Këtë deklaratë, ambasadori italian e beri nga bashkia e Vaut të Dejës, ku përuroi qendrën e re shëndetësore të ndërtuar me fonde të qeverisë italiane dhe që do t’u shërbejë 12 mijë banorëve të zonës.

“Lajmi i mirë është që janë në dispozicion për projekte të tjera edhe 20 milionë euro. Qeveria italiane është gati dhe shpresojmë që edhe qeveria shqiptare të jetë gati, në mënyrë që të fillojë gara për përfitimin e tyre”, tha ambasadori italian.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN