Euro zbret në 122 lekë, niveli më i ulët në 12 vite

Një tjetër goditje për euron. Monedha e përbashkët evropiane ka zbritur në nivelin më të ulët të 12 viteve të fundit.

 Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, ajo është shkëmbyer me 122.19 lekë, me rënie 0.12 lekë kundrejt një dite më parë. Ky është niveli më i ulët i euros që nga janari 2008. Arsyeja kryesore e rënies vlerësohet të jetë fluksi i valutës që po hyn nga turistët e huaj, por edhe shtetasit kosovarë, pas mbarimit të Ramazanit.

Euro pritet të pësojë rënie të mëtejshme, nisur nga fakti se sezoni turistik sapo ka nisur dhe fluksi i madh i turistëve pritet ende të vijë.

Shkarkoni aplikacionin e A2