Finalja e Ligës së Kampionëve në Afrikë do të përsëritet

Finalja e Ligës së Kampionëve në Afrikë do të luhet sërish. Skuadrat e Esperance dhe Casablanca do të zbresin edhe njëherë në fushë pas përfundimit në mënyrë dramatike të finales së pak ditëve më parë ku ekipi i Casablancas refuzoi të vazhdojë takimin pas anulimit të një goli të rregullt.

Mos-funksionimi i sistemit VAR bëri që arbitri të pezullojë për 90 minuta sfidën por pa gjetur zgjidhje. Në përfundim të kaosit, trofeu i Champions iu akordua klubit të Esperance. Por mbledhjet e njëpasnjëshme dhe protestat përpara ambienteve të qeverisë së futbollit afrikan, bënë që titulli të tërhiqet dhe fituesi të mësohet nga finalja që do të luhet sërish, këtë herë në fushë neutrale.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN