Holanda i mbyll derën Shqipërisë, Blok: Ka ende rrugë të gjatë

Holanda paralajmëron votë negative për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Dy javë larg nga mbledhja e Këshillit të Ministrave në Bruksel, qeveria holandeze deklaron qëndrimin e saj.

“Shqipëria ende ka një rrugë të gjatë për të ecur përpara”, tha ministri i Punëve  të Jashtme Stef Blok, ndërsa shprehet ndryshe për Maqedoninë Veriore.

“Qeveria maqedonase ka ndërmarrë hapa pozitive, por ata nuk janë ende ku duhet.  Diçka ende duhet të bëhet në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit”, thotë kryediplomati holandez.

Partitë janë ndarë në dy kampe, pro dhe kundër zgjerimit me çeljen e negociatave me vendet e Ballkanit Perëndimor.

  • LAJMI I FUNDIT | Meta nënshkruan kallëzimin penal ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani
  • LAJMI I FUNDIT | Meta: Mundësi historike për Reformën në Drejtësi, për të treguar integritet
  • LAJMI I FUNDIT | Meta nënshkruan kallëzimin penal ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani