Incidente në Porto, tifozët anglezë “luftë” me policinë

Në pritje që Anglia të zbresë në fushë për t’u përballur me Holandën, në ndeshjen e vlefshme për fazën gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, tifozët e saj vijojnë të shfaqen problematikë.

Në Porto, mbështetësit e “Tre Luanëve” u përplasën me policinë, në zonën e rezervuar për tifozët.
Pamjet tregojnë si fansat anglezë vrapojnë për t’i shpëtuar ndërhyrjes së policisë, aksioni i së cilës nisi pasi tifozët i goditën me gota birre.

Përpara finaleve të Ligës së Kombeve, Federata Angleze iu kërkoi tifozëve të mos e turpëronin vendin e tyre dhe të evitonin sjelljet antisociale… thirrje që ra në vesh të shurdhët.

Shkarkoni aplikacionin e A2