Kandidati i Bindjes nis fushatën tek Ali Demi: Tirana ka nevojë për një administrim të ndershëm – A2

Kandidati i Bindjes nis fushatën tek Ali Demi: Tirana ka nevojë për një administrim të ndershëm

Arben Skënderi, kandidati i Bindjes Demokratike për Bashkinë e Tiranës, e nisi fushatën e tij për zgjedhjet e 30 qershorit ne lagjen “Ali Demi”, ku zhvilloi disa takime me banorët e zonës. Skënderi foli me banorët për sfidat e vogla të përditshmërisë, të cilat mund të përmirësohen me administrimin e drejtë dhe të ndershëm të Bashkisë të Tiranës.

“E nisëm nga Ali Demi për të prekur çdo lagje të Tiranës, për t’u njohur me problematikat e qytetarëve e zonave”, shkroi Skënderi në rrjetin social Facebook. “Jemi munduar të shfaqim pa filtra këto takime të vogla që dalin absolutisht përtej sferës elektorale, duke u përpjekur të vendosim veten sa më pranë qytetarëve. Do të jem në çdo lagje të 24 njësive të kryeqytetit, për t’ju shfaqur programin tim dhe bindjen përse Tirana ka nevojë për një administrim të ndershëm”.

Shkarkoni aplikacionin e A2