Kukësi, gati të kthehet në “shtëpi”

Klubi i Kukësit do të ketë gati vitin e ardhshëm “shtëpinë” e tij të re.

Verilindorët do të rikthehen të luajnë në Kukës përpara publikut të tyre, teksa puna për rindërtimin e stadiumit të ri nis këtë të hënë.

Impianti do të ketë një kapacitet deri në 8 mijë vende dhe do të jetë në gjendje për të mirëpritur edhe ndeshje të kupave të Evropës. Për ndërtimin e stadiumit është akorduar një fond prej 5 milionë eurosh, një bashkëpunim mes qeverisë dhe Federatës Shqiptare të Futbollit që do të mundësojë ndërtimin e këtij impianti brenda një viti.

I pranishëm për të inspektuar nisjen e punimeve ishte edhe Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, i cili është i lumtur që skuadra do të rikthehet të luajë përballë publikut kuksian.

“Firma do të punojë me orë të zgjatura dhe me grupe të shumta në zbatim për të përfunduar sa më shpejt punimet. Duam stadium me standard evropiane për të plotësuar të gjitha kriteret që kërkon UEFA me licencimin”, tha Gjici.

Shkarkoni aplikacionin e A2