Momenti shokues kur djali i sulet vrasësit të nënës së tij… në sallën e gjyqit

Një burrë nga Miçigani, i akuzuar se ka vrarë bashkëshorten e tij, u sulmua nga djali i viktimës në sallën e gjyqit.

London Thomas kapërceu barrierën dhe iu sul 46-vjeçarit Vashon Flowers, i cili ishte në zonën e jurisë dhe po fliste me avokatin e tij.

Djali nuk arriti dot deri te objektivi i tij pasi forcat e rendit e ndaluan. Ai përfundoi duke u përleshur me oficerët derisa e shtrinë në tokë dhe e arrestuan.

Sipas “Fox News” djali i viktimës nuk do të lejohet më të jetë i pranishëm në seancat gjyqësore.

Shkarkoni aplikacionin e A2