Ndoka: Ka përgjime edhe për Ramën, të gradohet kush nxori dosjen

Prokuroria ka nisur hetim për nxjerrje të sekretit hetimor, në lidhje me publikimin e përgjimeve nga “Bild”, ndërsa Nard Ndoka në emisionin “I Ftuari” u shpreh se ky person që e ka bërë një gjë të tillë duhet të gradohet.

“Këto nuk kanë ardhur nga qielli. Kanë qarkulluar, ka informacione, ka të dhëna, janë të verifikuara. Nuk është se u vodhën në Prokurori. Padiskutim që meriton të gradohet ai person, por nuk dihet nëse është nga Policia apo nga Prokuroria. E meriton një mirënjohje, i ka bërë një shërbim vendit. ishte një krim elektoral i groposur”, tha Ndoka.

Më tej, kreu i Partisë Demokristine lëshoi edhe deklarata të forta, duke thënë se do të dalin përgjime të tjera ku i përfshirë është edhe Kryeministri Rama.

“Ky është një krim zgjedhor që e lidh direkt Kryeministrin. Ky është kupola. Presim… do të jetë edhe Kryeministri duke folur me drejtues të KZAZ-ve”, tha Ndoka.

Shkarkoni aplikacionin e A2