Ndoka: Rama e di, negociatat nuk hapen, i ka kërkuar Merkelit mos ta bëjë publike – A2

Ndoka: Rama e di, negociatat nuk hapen, i ka kërkuar Merkelit mos ta bëjë publike

“Ne e kemi humbur shansin për t’i hapur negociatat dhe ky është vendim i formës së prerë”, kështu u shpreh kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka në emisionin “I Ftuari” të gazetarit Endri Xhafo.

Sipas aleatit të Bashës, Rama e di që negociatat nuk do të hapen, por ka kërkuar që kjo gjë të mos bëhet publike, pasi janë 5 ose 6 vende skeptike dhe mes tyre Holanda që do të vendosë veton.

“Zoti Rama e ka të qartë, ia kanë thënë që në takimin e parë që nuk do të hapen negociatat. E vetmja kërkesë që Rama ka bërë ndaj Merkelit dhe presidentit francez, në takimin e parë, është që të mos bëhet publike, për faktin që është në një proces delikat në vend. Kjo ka qenë një kërkesë me mirëkuptim që nuk është bërë publike. Holanda e ka marrë vendimin me kohë që do të vendosi veton, pra janë 5-6 vende kundër dhe kjo është përkundër demagogjisë që bën Rama apo Taulanti. Në mënyrë absolute ne jemi penalizuar nga kjo keqqeverisje, lidhjet e saj me krimin, korrupsionin dhe shumë reforma që nuk janë plotësuar”, u shpreh kreu i PDK, Nard Ndoka.

Shkarkoni aplikacionin e A2