Negociatat, Ndoka: Ja deri ku shkon lidhja e Ramës me Sorosin

Në emisionin “I Ftuari”, Nard Ndoka, kryetari i Partisë Demokristiane, u shpreh se Shqipëria e ka humbur shansin për hapjen e negociatave.

Sipas tij, ky vendim është marrë dhe Kryeministri Rama e di këtë gjë.

“Ne e kemi humbur shansin për hapjen e negociatave dhe ky është një vendim i marrë i formës së prerë. Rama e ka të qartë Zoti Rama e ka të qartë, ia kanë thënë që në takimin e parë që nuk do të hapen negociatat. E vetmja kërkesë që Rama ka bërë ndaj Merkelit dhe presidentit francez, në takimin e parë, është që të mos bëhet publike, për faktin që është në një proces delikat në vend. Kjo ka qenë një kërkesë me mirëkuptim që nuk është bërë publike. Holanda e ka marrë vendimin me kohë që do të vendosi veton, pra janë 5-6 vende kundër dhe kjo është përkundër demagogjisë që bën Rama apo Taulanti”.

Më tej, Ndoka shprehet se lidhjet e Ramës me Sorosin shkojnë deri te raport-progresi dhe nuk mund të arrijnë deri në hapjen e negociatave.

“Kemi katër vite që këtë raport-progres e marrim pozitiv, por lidhja e Ramës me Sorosin deri këtu shkon”, u shpreh Ndoka.

Shkarkoni aplikacionin e A2