Partitë e vogla: Të shtyhen zgjedhjet për 6 muaj dhe të formohet qeveria tranzitore

Gjatë një takimi në Kamëz, partitë e vogla, aleate të Partisë Demokratike, i kanë kërkuar Presidentit Ilir Meta që zgjedhjet dhe qeveria tranzitore të kryhen brenda 6 muajsh.

Krerët e 5 partive: Fatmir Mediu i PR, Agron Duka i PAA, Nard Ndoka i PDK, Dashamir Shehi i LZHK dhe Vangjel Dule i PBDNJ, zhvilluan një bashkëbisedim të hapur me qytetarët, ku i bënë thirrje Presidentit të Republikës që të deklarojë “shtyrjen e zgjedhjeve lokale me 6 muaj”.

“I kërkoj Presidentit të Republikës, si autoriteti kushtetues i vetëm i këtij vendi, i cili duhet të garantojë unitetin e popullit; i cili duhet të garantojë një shoqëri demokratike e pluraliste; i cili duhet të garantojë nga pikëpamja kushtetuese një shoqëri që bazohet mbi votën e lirë, të deklarojë shtyrjen e zgjedhjeve lokale me 6 muaj. Prandaj është e rëndësishme që të shtyjmë zgjedhjet për 6 muaj dhe të ndërtojmë një qeverisje tranzitore”, tha Mediu.

Shkarkoni aplikacionin e A2