Presidenti kinez takohet me Putin: Miku im më i mirë

Për shkak të përplasjeve me Shtetet e Bashkuara, Kina konsolidon aleancën me Rusinë. Presidenti Xi Jinping e cilësoi homologun rus, Vladimir Putin, si “mikun e tij më të mirë” gjatë vizitës 3 ditore në Moskë.

Udhëtimi I liderit të Pekinit u përqendrua në fushën e tregtisë por edhe në marrëdhëniet bilaterale. Dy vendet janë në përplasje të vazhdueshme me perëndimin, dhe duket se kjo gjë po I bashkon më shumë se kurrë më parë ata. Xi dhe Putin firmosën një sërë marrëveshjesh tregtare, ndërsa presidenti kinez dhuroi dy panda për Kopshtin Zoologjik të Moskës. Dy liderët morën pjesë dhe në ceremoninë e 70-vjetorit të marrëdhënieve Rusi-Kinë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN