Prishet marrëveshja, Fiat nuk shkrihet me Renault

Gjigandi i prodhimit të makinave, Fiat ka tërhequr propozimin e tij për t’u bashkuar me kompaninë franceze Renault, një marrëveshje që do të kishte riorganizuar tërësisht industrinë automobilistike.

Kompania tha se kushtet aktuale politike në Francë nuk janë të favorshme për që një bashkim i tillë të vazhdojë me sukses. Franca, e cila zotëron 15% të Renault kishte deklaruar më herët se do të mbështeste një shkrirje nëse kompanitë do të favorizonin punonjësit francezë.

Një marrëveshje mes tyre do të krijonte fabrikën e tretë më të madhe pas Volkswagen dhe Toyota, duke bërë që General Motors të zbriste në vend të katërt në renditjen globale. Ky lloj propozimi është trendi i fundit i prodhuesve të ndarë kostot e zhvillimit të makinave elektrike.

Renault është pjesë e një aleance të madhe globale me makinat japoneze Nissan dhe Mitsubishi, aleancë e cila u vu nën presion për shkak të arrestimit të kreut të Renault- Nissan Mitsubushi Karlos Ghosn vitin e kaluar në Japoni.

Shkarkoni aplikacionin e A2