Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Takim Haradinaj-Merkel, diskutim për kufijtë, dialogun dhe liberalizimin e vizave

Nga A2 CNN
6 Qershor 2019, 14:18 | Kosova
Takim Haradinaj-Merkel, diskutim për kufijtë, dialogun dhe

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj takoi në Berlin kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Sipas njoftimit të vetë shefit të qeverisë së Prishtinës, biseda mes tyre është përqëndruar në dialogun Kosovë-Serbi, por edhe në çështjen e liberalizimit të vizave.

“Sa i përket dialogut me Serbinë theksova se ne jemi për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme, përfshirë njohjen reciproke në kufijtë ekzistues”, shkruan Haradinaj në një status në Facebook.

Më tej, falenderon Merkelin për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit si dhe për mbështetjen e heqjes së vizave. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë