Tango dhe folku argjentinas mbërrijnë në Shqipëri

“Open Festival on Tour”, nis rrugëtimin. Këtë vit për herë të parë në Shqipëri kanë mbërritur 10 artistë nga Argjentina për të rrugëtuar me folklorin e tyre, por edhe me magjinë e tangos, në kulturën shqiptare.

Nis këtë të enjte në Korçë për t’iu bashkuar karnavaleve të së premtes në pazarin e këtij qyteti.

Enada Hoxha e Gert Vaso do të bëhen pjesë e këtyre mbrwmjeve duke iu bashkuar artistikisht trupës së artistëve që do të performojë përgjatë gjithë qershorit në Shqipëri. Grupi “Sangre Native Argentina” do të performojë kryesisht në skenat e teatrove, por nuk do të mungojnë as performancat në ambiente të hapura si në pazarin e Korçës apo në Lungomare në Vlorë.

Shkarkoni aplikacionin e A2