Tare te Milan, e ka zgjedhur Maldini

Igli Tare është emri më i nxhetë që qarkullon ditët e fundit në ambientet e Milanit. Paolo Maldini ka pranuar të jetë drejtori i ri teknik te kuqezinjtë, që po nxitojnë të plotësojnë sa më shpejtë stafin drejtues. Tare shihet si njeriu i duhur për të bërë merkaton ideale, atë për të cilën “Djalli” nuk pati më besim tek Leonardo.

Mediat në Itali raportojnë se Maldini e ka bërë zgjedhjen e tij dhe është pikërisht Tare ish-futbollisti shqiptar. Drejtori aktual sportiv i Lazio-s regjistron shifra rekord në blerjet dhe shitjet e lojtarëve duke nisur nga Miroslav Klose me parametra zero, Ciro Immobile për 9 milion euro, apo Luis Alberto për vetëm 4 milion euro. Jo vetëm kaq pasi ‘strategu’ i lacialëve afroi në kryeqytet edhe yje të tjerë si Keita Balde, Milinkovic-Savic, Marcheti, Felipe Anderson apo dhe portierin e përfaqësueses tonë Thomas Strakosha, vlera e të cilëve sot është shumë herë më e lartë.

Igli Tare është tejet i tundur për t’ju bashkuar Milanit si një eksperiencë e re por kandidatura e tij edhe pse më e preferuara nuk është e vetmja, pasi në garë janë edhe dy ish-mesfushorët e “Djallit”, Rui Costa dhe Zvonimir Boban.

Shkarkoni aplikacionin e A2