Holanda është finalistja e dytë e Ligës së Kombeve pasi mposhti 3-1 në gjysmëfinale kombëtaren e Anglisë.
U deshën 120 minuta që skuadra e “tulipanëve” të kualifikohej për në finalen e parë të kompeticionit më të ri të UEFA për kombëtaret. Anglia kaloi në avantazh në pjesën e parë me gol të shënuar nga Rashford nga pika e penalltisë. Pjesa e dytë foli e gjitha për ekipin e Koeman, i cili arriti të barazonte me De Ligt në minutën e 73. Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1.
U desh minuta e 7-ë e shtesës së parë dhe devijimi i mbrojtësit Walker që Holanda të kalonte në avantazh. Rezultati u vulos nga Promes në minutën e 114-ë pas një topi të vjedhur nga Memfis Depay.
Finalja e Ligës së Kombeve do të zgjidhet kështu me Portugalinë, e cila në mbrëmjen e së mërkurës triumfoi ndaj Zvicrës dhe shqiptarëve të saj me një 3-golësh spektakolar të Ronaldos.