Vettingu, nis verifikimi i prokurorëve të SPAK

22 prokurorë që pretendojnë të jenë pjesë e SPAK, do të kalojnë në sitën e vettingut. Lista me emrat e kandidatëve të shpallur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë i është dorëzuar dy shkallëve të vettingut, e cila ka nisur procesin e verifikimit të karrierës dhe pasurisë së gjithsecilit prej kandidatëve me prioritet, duke mos penguar kështu ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë.

Nga këta prokurorë, Vate Stakaj, është përjashtuar si anëtar i KLP-ës, Arben Kraja dhe Dritan Prençi i kanë kaluar dy shkallët e vettingut, ndërsa në proces, tek Kolegji i Apelimit mbetet drejtuesja e Krimeve të Rënda, Donika Prela, e cila është ankimuar nga OMN.

Në listën e kandidatëve për SPAK, janë edhe prokurorë të cilët u morën nën hetim për nxjerrje të sekretit hetimor në dosjen 339. Pjesë e këtij “verifikimi” do të jenë karriera, pasuria dhe morali i kandidatëve.

Shkarkoni aplikacionin e A2