Vrau 85 pacientë, dënohet me burg përjetë

Një gjykatë në Gjermani dënoi me burg përjetë një ish infermier, i cili u shpall fajtor për vrasjen e 85 pacientëve.

Niels Hoegel iu injektonte njerëzve të shtruar në spital doza ilaçesh vdekjeprurëse dhe më pas hiqej si hero, duke u përpjekur për t’i rikthyer ata në jetë.

Sipas mediave gjermane, gjykatësi i çështjes iu drejtua të pandehurit me shprehjen “Krimet e tua janë të vështira për t’u kuptuar”, përpara se të jepte vendimin

Niels Hoegel u akuzua për vrasjen e 100 pacientëve nga viti 2000 deri në 2005. Ai pranoi 43 prej tyre dhe mohoi pjesën tjetër.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN