Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Zjarr në banesë, zjarrfikësit futen nga ballkoni për të shuar flakët

Nga A2 CNN
6 Qershor 2019, 08:40 | Kronikë

Një apartament është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së enjtes në zonën e 21 Dhjetorit, duke shkaktuar panik te banorët.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve të cilët kanë hyrë nga ballkoni i apartamentit që ndodhet në katin e shtatë të një pallati për të shuar flakët.

Megjithatë duket se brenda në apartament ka pasur dëme të konsiderueshme ndërsa në shtëpi mësohet se ka pasur edhe fëmijë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani