Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Basha: Rama, manipulues gjakftohtë. Të bashkohemi në protestë

Nga A2 CNN
7 Qershor 2019, 18:53 | Politikë
Basha: Rama, manipulues gjakftohtë. Të bashkohemi në

Një ditë parë protestës së 8 qershorit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha doli në një deklaratë për mediat.

Basha e nisi fjalën e tij duke u shprehur se lidhjet e Ramës me krimin kanë nisur që në kohën kur ai ishte në krye të Bashkisë së Tiranës, ndërsa theksoi se ato shkuan deri te kriminelët e heroinës dhe të kokainës.

“Betejën kundër krimit, në shumicën e këtyre viteve, e kemi zhvilluar të vetëm dhe nën trysni, për shkak të propagandës së jashtëzakonshme. Lidhjet e Ramës me krimin janë shumë më të hershme se koha kur u bë Kryeministër. Ato kanë filluar që në kohën që ishte kryetar i bashkisë së Tiranës. Bashkëpunimin me krimin, Edi Rama e ktheu në model. Bashkë me Ramën në pushtet erdhën me radhë kriminelë rajonalë, ku shumë u futën në Kuvend, ndërsa të tjerë morën drejtimin në zona të ndryshme. Rama është një kriminel dhe manipulator gjakftohtë”, tha Basha.

Teksa foli për përgjimet e publikuara nga “Bild”, kreu demokrat u shpreh se në Durrës shteti është shkrirë me krimin.

“Sikurse e pa gjithë bota, në Durrës, sot nuk ka më asnjë dallim dhe asnjë vijë ndarëse mes krimit dhe Partisë Socialiste dhe institucioneve të pushtetit që kontrollon Partia Socialiste. Bandat janë shtabe elektorale të Partisë Socialiste, kokat e krimit konsiderohen si shefa të tyre nga administrata publike, bandat caktojnë dhe marrin përfaqësuesit e tyre në Kuvend me siglën e PS-së, ndërsa drejtues socialistë koordinojnë çdo veprim politik me kriminelët. Kjo gjendje nuk është kapje e shtetit nga krimi, është shkrirje e shtetit dhe krimit në një”.

Në fund të fjalës së tij, Basha u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen ditën e nesërme në protestën e opozitës për të larguar Edi Ramën.

“Edi Rama duhet të ikë. Dhe pas ikjes së tij, Shqipërisë i duhen shumë përpjekje për të shëruar këto plagë. Sytë e botës janë drejtuar nga ne. Koha është tani për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve. Sa më parë t’i fillojmë. Ju ftoj të bashkohemi si asnjëherë me njëri-tjetrin nesër në orën 19:00 në protestën kombëtare në Tiranë. Bashkimi, pjesëmarrja dhe vendosmëria është investimi më krenar për fëmijët tuaj”, tha Basha.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli