Beverli Hills kundër duhanit, ndalon shitjen e cigareve në vitin 2021

Duke nisur nga viti 2021, në Beverli Hills të Kalifornisë do të ndalohet me ligj shitja e duhanit. Ky është qyteti i parë në botë që merr një masë të tillë.

Këshilli komunal votoi në mënyrë unanime propozimin për ndalimin e shitjes së cigareve normale dhe atyre elektronike si dhe produkteve të tjera që përmbajnë duhan.

“Vendosëm të limitojmë duhanin dhe të promovojmë shëndetin publik”, u shpreh kryebashkiaku i Beverli Hills, Xhon Mirish.

Nga kjo masë përjashtohen vetëm hotelet dhe 3 lokale luksoze të dedikuara për duhanpirësit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN