Bradley Cooper dhe Irina Shayk i japin fund lidhjes

Pas 4 vitesh bashkë dhe si një nga çiftet më të bukura të Hollivudit, mes Bradley Cooper dhe Irina Shayk duket se gjithçka ka marrë fund zyrtarisht.

Revista “People” ka zbuluar se Bradley dhe Irina i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të enjten ndërsa është publikuar edhe momenti i largimit të supermodeles nga shtëpia e tyre.

Aktori 44-vjeçar dhe Irina, 33-vjeçe e nisën lidhjen e tyre në maj të 2015 ndërsa janë prindër të vajzës Lea, 2-vjeçe. Sipas “People”, avokatët kanë nisur tashmë punën për kujdestarinë e vajzës pasi çifti ka vendosur të mos ruajë marrëdhënie miqësore me njëri-tjetrin. 

E ndërsa supermodelja ruse është larguar nga vila 4.5 milionë dollarëshe, Bradley është parë në Malibu, nën shoqërinë e miqve. Ajo ç’ka ishte ngritur si hije dyshimi që prej mbrëmjes së Çmimeve Oskar në shkurt të këtij viti, pas performancës së ndjerë në skenë, duket se po vërtetohet.

Gjithçka mes çiftit është thyer pas lidhjes së fortë të Bradley me Lady Gaga. Edhe pse të kontaktuar nga mediat për një marrëdhënie të mundshme mes aktorit dhe këngëtares, të dy i kanë mohuar zërat për një romancë mes tyre.

Shkarkoni aplikacionin e A2