Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Dëmet nga tërmeti, Rama: Çdo bashki nga 2.5 mln lekë për rindërtimin e banesave

Nga A2 CNN
7 Qershor 2019, 20:23 | Aktualitet
Dëmet nga tërmeti, Rama: Çdo bashki nga 2.5 mln lekë

Kryeministri Rama ka thërritur të premten në Kryeministri krerët e disa prej bashkive kryesore që drejtohen nga PS dhe iu ka kërkuar që të kontribuojnë për krijimin e një fondi solidariteti për të rindërtuar banesat e dëmtuara nga lëkundjet sizmike në zonën e Korçës.

Kreu i qeverisë ka kërkuar që secila bashki të marrë përsipër rindërtimin e një shtëpie. Shuma minimale që bashkitë mund të derdhin në fondin e solidaritetit është 2.5 milionë lekë, por bashkitë e mëdha mund të ofrojnë dhe më shumë.

Gjithashtu, ashtu siç tha dhe në takimin me banorët e njësisë 10, një pjesë e fondit të PS për fushatën elektorale do të shkojë për zonat e prekura nga lëkundjet sizmike. Pak më parë dhe Këshilli Bashkiak i Tiranës akordoi 10 milionë lekë për rindërtimin e banesave të dëmtuara në Korçë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë