Diskriminimi në punë, gratë nuk denoncojnë nga frika

Gratë vuajnë nga diskriminimi në punë. Por ato kanë frikë të denoncojnë, për shkak të humbjes së vendit të punës. Kjo ka rezultuar nga një hulumtim i zhvilluar në internet nga Qendra e Aleancës Gjinore për Zhvillim, ku vlerësohet se ngacmimi seksual është shqetësimi kryesor në punë. Por ai nuk raportohet nga gratë dhe as denoncohet prej tyre, për shkak të frikës së papunësisë.

“Nga të anketuarit që thanë se kishin përjetuar ngacmime seksuale në punë, 39% e grave dhe 44% e burrave nuk kishin folur me askënd dhe nuk e kishin raportuar këtë eksperiencë”, u shpreh Mirela Arqimandriti, drejtore ekzekutive e qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim.

Diskriminimin në punë e vlerëson shqetësues edhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, i cili ka një propozim për bizneset.
“Ne mendojmë që është shumë e nevojshme që bizneset private të kenë disa mekanizma të brendshëm për t’i trajtuar situatat diskriminuese”, tha komisioneri Robert Gajda.

Ekspertët vlerësuan se nevojiten fushata ndërgjegjësimi për gratë që të denoncojnë këto raste, por edhe një bashkëpunim më i mirë mes institucioneve për ndëshkimin e tyre. 

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN