Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Fusnin makina kontrabandë nga Franca, arrestohen 4 policë

Nga A2 CNN
7 Qershor 2019, 12:44 | Kronikë
Fusnin makina kontrabandë nga Franca, arrestohen 4 policë

Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me autoritetet doganore franceze dhe shqiptare kanë goditur një aktivitet kriminal në fushën e kontrabandimit të mjeteve motorike që vinin kryesisht nga Franca. Pesë shtetas shqiptarë, mes të cilëve katër punonjës policie, janë arrestuar, ndërsa 6 efektive të tjerë të policisë kufitare janë pezulluar nga detyra.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, hetimet kanë nisur në shkurt të këtij viti dhe është konstatuar që punonjësi i policisë, Arben Grabovari, i cili momentalisht është në masën e sigurisë “arrest me burg”, ka futur në territorin shqiptar 54 automjete, duke zhdoganuar vetëm 5 prej tyre. Ai ka përdorur pikat doganore të Kapshticës, Qafë Botës, Tre Urat dhe të Morinës, duke u lënë të kalojë pa kryer procedurat përkatëse nga punonjësit e policisë kufitare.

Automjetet dyshohet se janë hedhur në qarkullim, duke shmangur jo vetëm detyrimin doganor, por edhe mundësinë e përdorimit të tyre edhe për ngjarje kriminale.

A2 CNN Livestream

Dita jonë