Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Gjermani, bien ndjeshëm prodhimi dhe eksportet

Nga A2 CNN
7 Qershor 2019, 17:07 | Bota
Gjermani, bien ndjeshëm prodhimi dhe eksportet

Prodhimi industrial dhe eksportet gjermane ranë ndjeshëm gjatë muajit prill. Sipas të dhënave të Zyrës Statistikore të Gjermanisë, prodhimi industrial u ul me 1.9%, rënia më e madhe që prej muajit gusht të vitit 2015. 

Ndërkohë, ekonomistët kishin parashikuar një rënie prej 0.4%. Sektori i prodhimit në Gjermani ka qenë në recesion në pjesën më të madhe të këtij viti, për shkak të mosmarrëveshjeve tregtare të pazgjidhura midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Kinën dhe Bashkimin Evropian.

Pasiguria lidhur me largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian nga ana tjetër ka dëmtuar eksportet.

Ngadalësimi i prodhimit po fillon të dëmtojë tregun e punës dhe shqetësim pritet të ketë edhe në sektorin e shërbimeve. Një performancë mjaft negative është regjistruar edhe në drejtim të papunësisë, e cila u rrit për herë të parë në gati dy vjet.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani