Gjinushi dorëhiqet nga PSD-ja, zëvendësohet në krye të partisë nga Ëngjëll Bejtaj

Kryetari i zgjedhur i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi deklaron se që prej 18 majit nuk është më kryetar i PSD-së, ndërsa detyra e tij e re si kryetar i Akademisë nuk është bërë ende efektive.

Reagimi i tij vjen pas deklaratave se ka shkelur ligjin duke mbajtur njëherazi të dy postet.

“Nuk figuroj askund si kreu i PSD-së. Ata që ngatërrojnë jo pa dashje datën e marrjes së një vendimi dhe fillimin e efektive të tij me atë të regjistrimit i kujtoj se datëlindje është dita që fëmija del në dritë dhe jo dita e regjistrimit në gjendjen civile”, tha Gjinushi.

Shkarkoni aplikacionin e A2