Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Hapja e negociatave me Shqipërinë, Angela Merkel del kundër

Nga A2 CNN
7 Qershor 2019, 09:35 | Politikë
Hapja e negociatave me Shqipërinë, Angela Merkel del kundër

Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka bërë një refuzim të qartë kërkesës së Komisionit Europian për hapje të shpejtë të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Këtë ajo e ka thënë në një seancë të komisionit parlamentar të Bundestagut për Europën, sipas "Süddeutsche Zeitung".

“Deutsche welle” sjell në vëmendje se me këtë kancelarja del qartazi kundër partnerit në koalicion, Partisë Socialdemokrate, SPD, që përkrah votimin pro për hapjen e negociatave në Këshillin e BE më 18 qershor. Ministri gjerman i Shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme, Michael Roth (SPD) është një nga politikanët gjermanë që është angazhuar fort javët e fundit për hapjen e negociatave me dy vendet e Ballkanit. 

https://a2news.com/2019/06/06/holanda-i-mbyll-deren-shqiperise-blok-ka-ende-rruge-te-gjate/

Ndërsa nga CDU/CSU, Johann David Wadeful është shprehur se "vetëm përmes një analize të kujdesshme mund të marrim një vendim të përgjegjshëm nëse janë plotësuar me të vërtetë kushtet e fillimit të negociatave për anëtarësim të këtyre dy vendeve në BE".

Para pak ditësh ai u shpreh se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet e caktuara në Këshillin e Ministrave të Jashtëm, të datës 28 qershor 2018.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani