I pezulluar ndaj Islandës, Mavraj rrezikon edhe Moldavinë

Përfaqësuesja shqiptare zhvilloi stërvitjen e fundit në Reikjavik, përpara duelit të kësaj të shtune me Islandën, në kualifikueset e Euro 2020.

Mërgim Mavraj, i cili nuk do të luajë në këtë ndeshje për shkak se është i pezulluar, ishte i vetmi nga lojtarët kuqezi që nuk mori pjesë në stërvitje.

 Mbrojtësi vuan edhe një dëmtim të lehtë në gju dhe zhvilloi seancë terapie, ndërsa vetëm pas ndeshjes do të mësohet nëse ai do të jetë i gatshëm për përballjen e radhës, më 11 qershor me Moldavinë.

Shkarkoni aplikacionin e A2