Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kaos te Mali i Zi para Kosovës, ikën trajneri dhe 2 lojtarë serbë

Nga A2 CNN
7 Qershor 2019, 18:51 | Futboll
Kaos te Mali i Zi para Kosovës, ikën trajneri dhe 2 lojtarë

Serbët duket se nuk e kanë të mundur që ta ndajë në politikën nga sporti, arti apo fusha të tjera.

Kësaj radhe rasti është përsëritur pak orë para fillimit të ndeshjes mes Kosovës dhe Malit të Zi.2 lojtarë serbë që luajnë për Cervena Zvezdën dhe trajneri i kombëtares malazez kanë vendosur të braktisin ndeshjen e vlefshme për eliminatorët e Euro 2020, për arsyen se Serbia nuk e konsideron Kosovën si shtet të pavarur.

Një ditë më parë media serbe dhe grupime tifozësh iu kanë bërë thirrje trajnerit dhe 5 lojtarëve serbë të Malit të Zi që të bojkotojnë ndeshjen me “Dardanët”.

Thirrjes së tyre iu përgjigjën trajneri Ljubisa Tumbakoviç dhe lojtarët Filip Stojkoviç dhe Mirko Ivaniç.“Vijesti” shkruan se Mali i Zi do të drejtohet në ndeshjen e sotme ndaj Kosovës nga Miodrag Djudoviç dhe Dragoje Lekoviç.

Pas këtij vendimi të rëndë duket se Ljubisa Tumbakoviç nuk do të jetë më trajneri i Kombëtares malazeze.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli