Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

KPK konfirmon në detyrë kandidatët e SPAK, Kondili, Nakuçi

Nga A2 CNN
7 Qershor 2019, 19:29 | Aktualitet
KPK konfirmon në detyrë kandidatët e SPAK, Kondili, Nakuçi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë prokurorët e Krimeve të Rënda, Edvin Kondili e Ened Nakuçi, kandidatë për Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion, SPAK.

Prokurorët Kondili dhe Nakuçi, që së fundmi kanë pasur në duar përkatësisht dosjen e 613 kg kokainë dhe dosjen “Shullazi” rezultuan të pastër sa i përket pasurisë, figurës dhe aftësive profesionale.

Në vendimin e shpallur ndaj prokurorit Nakuçi, KPK urdhëroi transferimin e dosjes së tij në organin kompetent për inspektim nëse ka shkelje disiplinore në dy çështje të konstatuara nga Komisioni.

Konfirmimi në detyrë i tyre e çon në 5 numrin e kandidatëve të SPAK që kanë kaluar me sukses vettingun.

A2 CNN Livestream

Dita jonë