Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 60%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 20%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 20%

Kriptomonedhat, propozimi i Ahmetaj: Të bëhet deklarimi i tyre

Nga A2 CNN
7 Qershor 2019, 10:33 | Ekonomi
Kriptomonedhat, propozimi i Ahmetaj: Të bëhet deklarimi i tyre

Të gjithë individët që janë mbajtës të kriptovalutave duhet të bëjnë deklarimin e tyre. Propozimi ka ardhur nga kryetari i Komisionit të Ekonomi, Arben Ahmetaj, gjatë shqyrtimit të projektligjit të Ministrisë së Financave për parandalimin e pastrimit të parave.

Ish-ministri i Financave i ka kërkuar kësaj të fundit që ta kthejë këtë në një detyrim ligjor.

"Duhet të vendosim detyrimin për çdo individ të deklarojë kur është mbajtës i kriptomonedhës, sepse nuk është mirë për sistemin", deklaroi Ahmetaj.

Më herët, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria po punon për krijimin e një kuadri rregullator për kriptovalutat, për ta kthyer Shqipërinë në një vend pritës për investitorët potencialë.  

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu