Lindon Selahi zyrtarizohet te holandezët e Twente

Lindon Selahi, futbollisti i përfaqësueses shqiptare të 21-vjeçarëve, është zyrtarisht pjesë e holandezëve të Twente.

Selahi luante me Standard Liezhin në Belgjikë dhe duke qenë se nuk pranoi të rinovonte kontratën, u transferua në Holandë me parametra zero.

Mesfushori i kombëtares Shpresa firmosi për dy vite me Twente, me opsion rinovimi për vitin e tretë.

Sipas drejtuesve të klubit holandez, Selahi është një futbollist me potencial të madh për të ardhmen.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN