Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Lufta antikanabis, Ago: Ka efektivë të përfshirë në kultivim

Nga A2 CNN
7 Qershor 2019, 17:05 | Aktualitet
Lufta antikanabis, Ago: Ka efektivë të përfshirë në

Pak ditë pas publikimit të lajmit nga A2 CNN lidhur me qarqet problematike të cilat janë riaktivizuar në mbjelljen e hashashit, zëvendësdrejtori i SHÇBA tha se ka punonjës të policisë që janë të përfshirë në kultivim.

“Ka punonjës të përfshirë, pavarësisht funksionit që ata kanë dhe ne jemi të përgatitur që në datën 15 të bëjmë një tjetër takim në këto nivele”, tha Ago.

Nga Prokuroria e Tiranës, Adriatik Ago përmendi dhe disa nga qarqet ku Shërbimi për Çështjet e Brendshme ka nisur hetime për efektivë të përfshirë në kultivimin e hashashit.

“Mund t’iu them se kemi në Shkodër, në Fier, në Vlorë, hetime që i kemi në dorë që i kemi për kultivim dhe për shpërdorim detyre. Kjo është një detyrë normale dhe është tërësisht nën kontrollin tonë”, tha Ago. 6 janë qarqet problematike, grupet kriminale të së cilës janë riaktivizuar në kultivim, por edhe trafikim të hashashit. Vetëm 3 ditë më parë edhe pse nuk njihet si një qark me histori në kultivimin e kanabisit policia gjeti kubikë në një zonë të pyllëzuar në fshatin Ballgjin të Librazhdit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani