Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

May largohet nga skena politike, 11 pretendentë për ta pasuar, Johnson favorit

Nga A2 CNN
7 Qershor 2019, 17:27 | Bota
May largohet nga skena politike, 11 pretendentë për ta pasuar, Johnson

Për Theresa May dita e fundit mbërriti. Të premten, ajo u tërhoq zyrtarisht si lidere e Partisë Konservatore, por do të vazhdojë të mbajë postin e kryeministres deri në zgjedhjen e një pasuesi.

May njoftoi dorëheqjen dy javë më parë, duke cituar dështimin për ta çuar në fund procesin e Brexit.

Pas negociatave torturuese me Brukselin, odisenë parlamentare dhe përpjekjeve për të mbajtur të bashkuar partinë, kryeministrja në largim do të mbahet mend për faktin se uli në minimumin historik, mbështetjet për konservatorët. May do të qëndrojë në detyrë deri në 22 korrik, 3 muaj nga data e parashikuar për shkëputjen zyrtare të Londrës nga unioni, kur do të zgjidhet edhe kryeministri dhe lideri i ri i partisë.

Jo më pak se 11 kandidatë synojnë aktualisht të marrin frerët e “Downing Street”. Në “Pole Position” sipas analistëve është Boris Johnson, ish-ministër i Jashtëm dhe ish-kryebashkiak i Londrës dhe një mbështetës i fortë pro-Brexit.

“Nëse unë do të zgjidhem, me apo pa ujdi, Brexit do të ndodhë në 31 tetor”, deklaroi Boris Johnson.

Johnson është shumë popullor mes bazës së partisë, por nuk gëzon edhe aq simpati mes deputetëve konservatore. I dyti në listë, është Michael Gove, sekretari aktual për Ambientin, i konsideruar nga shumë si anti-Johnson. “Jam gati të çoj në fund misionin e Brezit. Jam gati ta nxjerr Britaninë nga Bashkimi Evropian”, u shpreh sekretari Gove.

Në vend të fundit të podiumit sipas sondazheve, është Dominic Raab, ish sekretar për Brexit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani