Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Meta në Berlin: Shqiptarët presin që negociatat të hapen sa më shpejt

Nga A2 CNN
7 Qershor 2019, 10:49 | Politikë
Meta në Berlin: Shqiptarët presin që negociatat të hapen sa

Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm në Takimin e 24-t Ndërkombëtar të Berlinit, nga ku dha një mesazh të fortë për Bashkimin Evropian.

“Duhet të ndaj me ju faktin se bashkatdhetarët dhe bashkëatdhetaret e mia presin që negociatat e pranimit me Bashkimin Europian të hapen sa më shpejt, shpresoj këtë muaj, ashtu siç dua t’ju siguroj se ata mbeten po aq kërkues edhe ndaj qeverisë së tyre që ajo të përmbushë detyrimet e të kryejë punët që i takojnë”, tha Meta gjatë fjalës së tij.

Por, sipas “Süddeutsche Zeitung”, kancelarja gjermane Angela Merkel i ka bërë një refuzim të qartë kërkesës së Komisionit Europian për hapje të shpejtë të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Këtë ajo e ka thënë në një seancë të komisionit parlamentar të Bundestagut për Europën.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani