Përgjime në kohë krize, Rama e Dako sfidojnë me deklarata – A2

Përgjime në kohë krize, Rama e Dako sfidojnë me deklarata

Edi Rama ia mbylli derën negociatave politike për zgjidhjen e krizës, të paktën deri më 30 qershor. Dorëheqja e tij si Kryeministër konsiderohet kusht I panegociueshëm nga opozita. Por Rama thekson se kjo nuk është në dorën e tyre.

Kryeministri foli edhe për çështjen e përgjimeve me protagonist Vangjush Dakon, duke e nisur me një kritikë për Prokurorinë që urdhëroi median të mos I publikojë ato. Në aspektin ligjor, Kryeministri theksoi se përgjimet nuk janë prova, por indicie, që duhen hetuar. Ai pranoi se ka edhe një aspekt moral. 

Nëse Saimir Tahiri u zhvesh nga të gjitha funksionet partiake, a do të largohet Dako nga Kryesia e PS. Paralel me Kryeministrin, në një tjetër studio televizive, Vangush Dako mohonte dhe lëshonte sfida publike. Dako pranoi se telefoni i përgjuar mund të ketë qenë ai i Astrit Avdylajt, por nguli këmbë se personi në bisedën e përgjuar është dikush tjetër.

Shkarkoni aplikacionin e A2