Përgjimet e publikuara nga “Bild”, Rama: Ajo gazetë me të tilla gjëra merret

Kryeministri Edi Rama ka folur për përgjimet e publikuara nga tabloidi gjerman “Bild” gjatë një kafeje me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Kreu i qeverisë theksoi se “ajo gazetë me të tilla gjëra merret” dhe shtoi se opozita e ka paguar artikullin.

“Më skandaloze është balta e madhe që po hedhin lart e poshtë. Jo thjesht ne, edhe jashtë Shqipërisë, paguajnë, bëjnë, hidh artikuj këtej, hidh artikuj andej… Tmerr i madh. Ajo gazetë merret me gjëra të tilla, i kanë çuar ata, i ka bërë, puna e vet, por shumë angazhim, shumë energji, tmerr i madh, e bënë copë Shqipërinë”, tha Rama.

“Të gjithë kanë pasur opozitë, të gjithë kanë pasur beteja, të gjitha ata që janë në BE. Edhe Bullgaria në bojkot ishte, por morën presidencën e BE-së 6 muaj, bënë paqe politike. Asnjë shtet tjetër nuk ka fatkeqësinë të ketë Saliun, kjo është e gjithë puna. Të gjithë ata që dolën nga këto historira, ikën në punë në vet, ky vazhdon akoma dhe e ka me Shqipërinë. Është skandaloz, çfarë të them”, shtoi Rama.

Shkarkoni aplikacionin e A2