Projekti i Bashkisë Tiranë: Në 3 vjet, 30 km korsi për 50 mijë përdorues të biçikletave – A2

Projekti i Bashkisë Tiranë: Në 3 vjet, 30 km korsi për 50 mijë përdorues të biçikletave

Ndër projektet e mandatit të parë të Erion Veliajt renditet edhe ai i hapjes së korsive të biçikletave.

17 korsi dedikuar përdoruesve të tyre janë hapur gjatë dy viteve të fundit. Në një përllogaritje, ndonëse jo ekzakte, Bashkia e Tiranës numëron mbi 50 mijë persona që lëvizin me dyrrotakë dhe parashikon që deri vitin tjetër të jenë hapur 30 km gjithsej. 

Elton Kacidhja nga Bashkia Tiranë thotë: “Kemi nisur me zonën e qendrës, unazën e vogël, Rrugën e Dibrës, Rrugën e Kavajës, një pjesë të Vasil Shantos. Projekti do të vijojë edhe në Kombinat”.

Ekziston dhe një projekt për një matje të saktë të përdoruesve të biçikletave: “Do të montojmë pajisje për të matur frekuencën e përdoruesve të këtyre korsive”. 

Bindja Demokratike, e cila në sfidë me Erion Veliajn ka vënë Arben Skënderajn, thotë se ky projekt nuk justifikon kostot: “Kosto të larta dhe jo transparente”. 

Nisur nga eksperiencat personale, qytetarët vetë ndajnë mendime të ndryshme se sa e letësojnë lëvizjen e tyre korsitë e dedikuara të biçikletave.

Hapja e korsive të biçikletave është një mënyrë për të ndikuar në reduktimin e trafikut, por nga mandati në mandat, zgjidhja e këtij problemi ende mbetet në krye të premtimeve të kandidatëve për kryebashkiakë.

Shkarkoni aplikacionin e A2