Protesta e opozitës, ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj për kujdes

Rreth 24 orë nga para protestës së tetë të opozitës, Ambasada Amerikane në Tiranë u ka bërë thirrje shtetasve të saj, që të shmangin zonat ku pritet të zhvillohet ky tubim.

Teksa i referohet protestave të kaluara, Ambasada i bën thirrje qytetarëve të shmangin institucionet kryesore të vendit.

“Një demonstratë e madhe pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit më 8 qershor 2019, duke filluar rreth orës 7:00 të pasdites. Grupimi i njerëzve synon të protestojë kundër qeverisë dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë.

Kohëzgjatja e demonstratës së pritshme është e panjohur. Demonstratat e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën dhe forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.

Personeli i Ambasadës së SHBA-së dhe familjarët e tyre janë udhëzuar që të shmangin të gjitha pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme”, shkruan Ambasada.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN