Protesta e opozitës deri në mesnatë, angazhohen 1300 policë

Opozita e bashkuar do të zhvillojë nesër në orën 19:00 protestën e 8 kombëtare, përmes së cilës kërkohet largimi i kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie tranzitore.

Burime thanë se Partia Demokratike ka njoftuar Policinë e Shtetit për protestë-marshim deri në orën 23:59, ndërkohë që njësoj si në protestat e fundit, policia ka dhënë leje deri në orën 21:00.

1300 punonjës policie do të jenë të angazhuar në protestë. Burime nga PD-ja thanë se edhe në këtë protestë skenari do të jetë i njëjtë. Qytetarët do të tubohen fillimisht në Kryeministri dhe më pas do të marshojnë drejt Parlamentit.  

Të njëjtat burime thanë se në protestë do të përdoren forma të ndryshme për të ironizuar edhe vizualisht qeverinë pas publikimit të videopërgjimeve nga revista “Bild”.

Shkarkoni aplikacionin e A2