Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Qiellgërvishtësi 426 metra i lartë në Nju Jork, mund të jetë selia e re e Facebook | FOTO

Nga A2 CNN
7 Qershor 2019, 12:12 | Bota

Një godinë futuriste 426 metra e lartë do të ndryshojë në mënyrë drastike panoramën e Nju Jorkut. Godina e “pagëzuar” Penn15 do të ngrihet pranë “Empire State Building”, një prej qiellgërvishtësve ikonë të qytetit amerikan. Sipas “Daily Mail”, Facebook mund të transferohet aty për ta shndërruar ndërtesën e re në selinë e saj qendrore, edhe pse vetë kompania nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar.

Godina është e dizajnuar me dritare nga dyshemeja në tavan. Edhe pse Penn15 do të jetë më e lartë se sa “Empire State Building”, që ka 104 kate, ajo do të ketë vetëm 48 kate të përdorshme, çka do të thotë që katet do të jenë më të lartë, deri në 7,5 metra.

5 katet e parë do të shërbejnë për restorante, dyqane, salla konferencash dhe kinema, ndërsa 43 katet e tjerë do të jepen me qira për zyra. Dhe përveç Facebook, raportohet se ka edhe kompani të tjerë në fushën e teknologjisë që duan të jenë aty.

Projekti nuk ka kaluar pa debate, pasi është kundërshtuar fillimisht nga pronarët e “Empire State Building”, sipas të cilëve godina e tyre do të humbiste vlerë nëse një godinë tjetër kaq e lartë ndërtohej pranë të tyres. Por në fund, ai mori miratimin e autoriteteve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë